Ëndrrave
- Gunga
- Mar 10, 2019
- 1 min read
Ndoshta duhet të gjejmë një rrugë tjetër,
për të ikur nga kjo shkretëtirë ku njerëzit gëlojnë,
dhe dielli ka harruar të ndriçojë.
Kënaqemi nga do pika ujë oazesh të vjetër,
mendojmë se do na shpetojnë..
Lutemi të na shpetojnë.
Ndoshta duhet tu kerkojmë falje ëndrrave që kishim,
që një mëngjes thjesht s’i përmendëm më.
E duke u rritur harruam
njerëzit që donim të ishim,
këngët që këndonim nën zë,
dashuritë në të cilat besuam.
Duhet tu kerkojmë falje që i zëvendesuam
me ëndrra për vëmendje, pushtet e para.
(S’janë as ëndrra, i thonë “lakmi”)
Dalëngadalë u tjetërsuam,
Zot bëmë një letër e ca bizhuteri të lara
në metal të ftohtë që e quajtëm flori.
Ndoshta duhet ti kërkojmë falje vetes,
që me shpirt në duar endemi të tërë,
e ndihemi kaq bosh, asgjë sna ngop më.
Pa pyetur e pa ditur arsyen pse jetojmë,
në shkrëtetira ndërtojmë qytete me rërë.
Çfarë na thotë mendja? Ku dreqin po shkojmë?
-Jonara Hoxha-
コメント