top of page

Ndjenja ime e ndaluar

  • Gunga
  • Mar 27, 2019
  • 1 min read

Mund të thërras emrin tënd në ngjyra,

dhe në piano të pikturoj fytyrën tënde...

Nëse do ishe një ngjyrë, për mua do ishe ylber.

Ndjenja ime e ndaluar...

Dhe s’gënjej,

rima pafund do krijoja për ty,

sa madhështor dukesh në sytë e mi,

më ka tradhëtuar mendja ime...ndihmë!

Sa herë marr frymë, arratiset tek ti.

Sa herë marr frymë..


Ndjenja ime e pamundur,

që shpirtin ma gëzon vetëm për një çast,

por ç’njeri i humbur do isha,

pa momentin tim të lumtur,

pa frymëzimin tim të dashur.

Ndjenja ime e bukur...


E pamundura vuajtje e shpirtit,

por jo nuk tingëlloj cinike nëse them

vuajtje e ëmbel.

Njeriu rilind shumë herë në jetën e vet,

unë rilinda me ty.

E kush pyet për vuajtje,

kur unë mendoj për ty,

e buzëqesh me vete.


-Jonara Hoxha-

Recent Posts

See All
Humbje

Diafragma lëviz më shpejt se lumi në stuhi. Ëndrrave të pafat përpëlitet si krimb në shi. Shpresa tutje mori rrugën, iku u ngjit deri në...

 
 
 
Përtej gjithë gjërave

Përtej gjithë gjërave që ke kaluar, përtej gjithë gjërave që do kaloj, a mund të mbetemi puthja më e gjatë e njëri tjetrit, vetëm sot?...

 
 
 
Ëndrrave

Ndoshta duhet të gjejmë një rrugë tjetër, për të ikur nga kjo shkretëtirë ku njerëzit gëlojnë, dhe dielli ka harruar të ndriçojë....

 
 
 

Comments


+355676208083

©2018 by Gunga. Proudly created with Wix.com

bottom of page