Humbje
- Gunga
- Mar 23, 2019
- 1 min read
Diafragma lëviz më shpejt se lumi në stuhi.
Ëndrrave të pafat përpëlitet si krimb në shi.
Shpresa tutje mori rrugën, iku u ngjit deri në mal.
Endet a s'endet në errësirë si mi i fëlliqur në kanal.
Ulur në gjunjë një puzzle të kompletojë përpiqet, ja!
Pjesë e puzzle-it të saj, një kokë, një këmbë edhe një krah.
Mish i vdekur kutërbon në vetmi i gjymtuar,
si fekale erë lëshon për miliona vjet harruar.
Shiu i zi që mbush rrugët e qytetit dhe tërë botës,
i zë sytë e s'gjen dallimin mes të mirës dhe të kotës.
Mallkon me zë te lartë e kërcënon me jetë e lotë.
Ne njërën dorë mba thes me ëndrra, në tjetrën armë e helme plot.
Si një Don Kishot përpiqet rrotë të kohës të ktheje prapa,
në mijëra epoka të udhëtojë, në të gjithë ferret dhe parajsat.
Kotësinë e ëndrrës kupton, veten dot më s'gënjen...
Në këtë planet, në këtë shekull, në këtë moment asgje s'ia vlen!
-Jonara Hoxha-
Comments