Te dua
- Gunga
- Dec 25, 2018
- 1 min read
Te lutem lejome te te dashuroj
me shume
se çdo shpirt qe te ka dashuruar ne jeten tende,
me shume
se çdo shpirt qe kam dashuruar ne jeten time...
Ne realitetin tone dua te te tregoj
se fundi i lumtur nuk ekziston,
thjesht sepse ndonjehere ska nevoje per nje fund.
Lejome qe si atehere femije
kur vriteshim e mami na puthte plaget,
te puth plaget e tua
qe kane zene qelb te zi
dhe te pres plot shprese,
te shoh si sherohen
dhe te lutem per ty,
para se te fle dhe sapo te zgjohem...
Lejome te harxhoj çdo energji,
te sakrifikoj ne zjarr çdo gje,
edhe veten time...
Vetem te ndihesh gjalle ti,
vetem te ndihesh mbret ti,
i botes tende
dhe qenies time...
Lejome, oh lejome te te rri prane
s'ka gje, edhe veç si energji...
Neteve kur sheh endrra te te fshi djerset e ftohta,
dhe kur je semure serish te jem aty...
E kur te qash vetem, une te qaj me ty...
Lejome qe me çdo shkronje te alfabetit
te nis nje titull poezie per tiparet e tua
dhe te ti recitoj kur te urresh veten...
Mbi flete te poezive te te pikturoj portretin,
si ne harte te te shpjegoj gjerat qe me se shumti dua,
te rizbuloj ne shpirtin tend dashurine per jeten...
Lejome te te tregoj pasigurite e mia..
Sa e vogel jam.
Sa e rritur jam.
Zbulo ç'thone demonet nen lekuren time..
Frikerat qe kam.
Endrrat qe kam.
Atehere, vetem atehere do te me lejosh te te dashuroj...
Me shume
se çdo shpirt qe te ka dashuruar ne jeten tende...
Me shume
se çdo shpirt qe kam dashuruar ne jeten time...
-Jonara Hoxha-
Commentaires