Revolte
- Gunga
- Feb 15, 2019
- 1 min read
Per te gjithe kam nje lajm therres,
sot, ne shekullin njezeteenji,
bota nuk ka me njerez,
por nje qenie te re te quajtur Mjeri.
Mjeriu me nuk njeh familje,
lindur rritur ne mjerim,
shok i nje borxhi a nje hileje,
pa te ardhme e shpetim.
Mjeriu i shkrete s'ka moral,
as deshire dhe as shprese,
nis sherre per nje fjale,
s'di te jetoje e as te vdese.
Mjeriu dimrit kur ka ftohte,
i mbledh librat i ben turre,
u ve flaken dhe harron,
njeri tregonte per zjarr me gure.
Mjeriu kapardiset ne zyra,
ne biznese a bashki,
mba fjalim mbi "Ç'eshte e mira."
dhe fsheh ne xhepa flori te zi.
Mjeriu qan, dhe s'di pse qan,
mjeriu qesh dhe s'di pse qesh,
ne jete me asgje se mban,
turpin ha e turpin vesh.
Mjeriu s'njeh asnje vlere.
As respekt. As dashuri.
Bote e mjere! Shekull i mjere!
S'do me kthesh ne nje mjeri!
-Jonara Hoxha-
Comentarios