top of page

Pershendetje jete!

  • Gunga
  • Feb 7, 2019
  • 1 min read

Dua sot te bej dashuri

me endrrat e mia,

ne trup te tyre te pikturoj kontinentet

dhe ti vizitoj me rradhe,

ne faqe oqeanet e detet

dhe Parisin ne balle,

ne krahe e kembe Azia

ndersa ne bark vetem Egjipti,

ne shpine te shtrihet Australia,

te tjera ç'mbeti le t'ua mbaje shpirti.


Me pas ne mbremje

tinez patjeter,

do te gjej nje dashuri tjeter.

Do puth ashtu ne fshehtesi

nje shishe Vodka...a ndoshta dy,

dhe do pres, dehur, gjithe mall

mbi qytet dielli te dale,

ta kap, ta terheq nga dora,

ta zhvesh nga rete, t'ia heq te tera,

ta adhuroj ne qetesi

derisa bashke te na zere gjumi.

Perqafuar.

Kur te zgjohem shtrati bosh,

dielli ka perenduar...


Atehere une do marr jete

nga nje liber, lule, a ç'te jete,

nga nje buzeqeshje a femije,

nje shprehje filmash kush e di.


Me lot ne sy do te pohoj

...Sapo nisa te jetoj!

-Jonara Hoxha a.k.a GUNGA-

23.08.2016

Recent Posts

See All
Ndjenja ime e ndaluar

Mund të thërras emrin tënd në ngjyra, dhe në piano të pikturoj fytyrën tënde... Nëse do ishe një ngjyrë, për mua do ishe ylber. Ndjenja...

 
 
 
Humbje

Diafragma lëviz më shpejt se lumi në stuhi. Ëndrrave të pafat përpëlitet si krimb në shi. Shpresa tutje mori rrugën, iku u ngjit deri në...

 
 
 
Përtej gjithë gjërave

Përtej gjithë gjërave që ke kaluar, përtej gjithë gjërave që do kaloj, a mund të mbetemi puthja më e gjatë e njëri tjetrit, vetëm sot?...

 
 
 

Comments


+355676208083

©2018 by Gunga. Proudly created with Wix.com

bottom of page