Nje mjek (i mire) gjithmone do te kete mjekesine..
- Gunga
- Jan 28, 2019
- 2 min read
Qe e vogel spitalet i kam lidhur me ndjenjen e keqe te semundjes dhe te vdekjes, dhe diku ne imagjinaten time ato shfaqeshin si vende te erreta, te ftohta dhe te frikshme. Ekzistonte ne cdo bisede deshira per t'iu shmangur nje teme qe perfshinte spitalet dhe ndjesia per te mbajtur sa me larg keto vende te shemtuara nga frika se nese i permendnim mund te ndillnim padashur dicka te keqe.
Fakti qe nisa studimet per mjekesi, sherbeu ne nje fare menyre si nje ure per te nisur nje shoqerizim te vogel me to (spitalet). Dhe sot, une habitem se si nje spital eshte vendi me i gjalle ne bote, me i gjalle se aeroportet, kishat, xhamite apo clubet ne fundjava, eshte vendi ku njeriu rizbulon dashurine per jeten dhe lufton fort e vlereson cdo moment me shume se kurre. Pavaresisht se dhe ateistet nisin e kthejne syte nga Zoti, ekziston nje shprese me konkrete qe i jep gjalleri spitaleve, dhe kjo shprese jane pa dyshim mjeket.
Kam degjuar mbiemra te tille per mjeket si psh te palodhur, dhe do doja shume te thoja qe eshte e vertete, por fakti i pamohueshem eshte qe ata lodhen, lodhen shume, ndonjehere harrojne te hane, dhe shumicen e kohes jane te dehidratuar, mengjeseve kthejne ndonje gote alkool te mire qe tu vrase gjumin dhe pijne shume kafe, por kjo lodhje as nuk krahasohet me sadisfaksionin qe nje mjek merr nga nje pune e mire. Kenaqesia individuale qe merr nje person nga suksesi ne karriere eshte ne vend te pare, mbi te gjitha kenaqesite e tjera qe ofron dashuria, ushqimi apo seksi, dhe eshte ky plotesim personal qe i mba mjeket aktiv dhe te rinj ne cdo moshe.
Uroj te mos tingelloj shume narciste nese them qe mjeket jane heronj. Pa u perpjekur te dramatizoj apo te hymnizoj asgje, nese jeta e nje personi normal perbehet nga tre kompartmente: puna, familja dhe qejfi, jeta e nje mjeku perbehet nga: puna ne spital shteteror, puna ne spital privat, puna ne kliniken e vet private. Po, le te ngerdheshemi tani dhe te themi, po ja kta kane leke more ca i viktimizojme keshtu. Sigurisht qe kane para, sepse cdo njeri qe studion per 10 vite ose me shume, dhe punon me shume ore ne dite se mesatarja normale, ka para, por rruga qe i con deri tek keta thaset e famshem eshte nje rruge jashtezakonisht e veshtire, dhe nuk e kam fjalen per librat nga 1000 faqe qe u duhet te studiojne, por per gjithe dramen qe fsheh ne vetevete figura e mjekut.
Nje mjek ne nje fare menyre humbet lidhjet me cdo gje qe shtrihet pertej bluzes se bardhe dhe dorezave sterile, familja, partneri ose partnerja, shoqeria...te gjitha kalojne ne plan te katert a te peste sepse ne tre planet e para eshte puna. Behen te varur pas euforise qe u jep nje operacion i shkuar mire, dhe harrojne nga pak kenaqesine qe fal cdo gje tjeter e vogel. Flene pak dhe per dreq nuk e humbin as humorin, as pasionin dhe as ndjenjat pozitive. E dini pse? Sepse per ta s'ka rendesi, edhe sikur te humbin cdo gje ne bote, edhe sikur te fitojne cdo gje ne bote, bota e tyre mbetet vetem nje, e madhe e bukur dhe e mistershme, mjekesia.
-JONARA HOXHA-
Комментарии