Ne mundesh
- Gunga
- Jan 24, 2019
- 1 min read
A mundesh? Pas le dot,
çdo vuajtje, çdo zhgenjim qe ke patur
dhe te perqendrohesh ne syte e mi?
Jane te kthjellet dhe pa lote,
mbartin guxim te pamatur
dhe frike per ty.
A mundesh per pak te harrosh
te gjitha puthjet pa ndjesi qe ke marre,
madje dhe ato te zjarrtat ti hedhesh tutje fare?
Puthje te pafaja nga une te pranosh,
qe prek zemren tende te jem femra e pare,
prane teje shenjtore, para Zotit mekatare.
A mundesh te vdesesh nje mije here
vetem qe te shohesh buzeqeshjen time,
dhe te me puthesh kur qaj me ngasherim?
Ne çdo por te lekures time te hapesh nje dere,
e ne çdo fije te flokut te lesh kujtime
dhe prape ti te mbetesh me i bukuri kujtim...
A mundesh ne shtrat kur te shtrihemi te dy,
te me vendosesh koken prane zemres tende
dhe te mos flasim asnje fjale?
Ne mendje te kemi te njejten melodi,
heshtur t'ia marrim te njejtes kenge,
derisa horizonteve dielli te dale...
A mundesh te me premtosh perjetesine?
Pa u trembur. Duke me pare ne sy.
Atehere sakrifikoj, per ty le te vuaj.
Me duart kapur te dhuroj gjithe dashurine,
ne rruge te veshtire le te jemi dy.
Por prit, mos u nxito. A mundesh, me thuaj?
-Jonara Hoxha-
Comments