top of page

Monolog

  • Gunga
  • Jan 12, 2019
  • 1 min read

Kohet e fundit, ne jete me hyre ti.

Mes problemeve te shumta, dhe ty te numeroj.

Ne perqafim me fton, dhe nuk e di,

sa pak apo shume dua te mekatoj.


Larg, sa larg, shume larg,

mendimit e gjumit, te mbaj dhe premtoj

me veten se per ty s'do nis asnje varg,

e asnje puthje tonen nuk do perjetoj.


Mendon se s'kuptoj, por e di mire,

ti je nje rruge qorre, molle e ndaluar.

Je shume mall-nevoje, pak shprese-deshire,

nje loje e humbur, akoma pa provuar.


Ne te dy genjejme me shume

kur heshtim se kur flasim e shihemi ne sy.

Teksa jemi symbyllur, degjohet vetem nje zhurme,

nje genjeshter per mua, nje tjeter per ty.


Une dhe ti jemi te dy genjeshtare.

Teper te zgjuar dhe ne gjendje te pire.

Ne rol qe kemi zgjedhur, aktore te papare.

Ti hiqesh si shume i keq dhe une si shume e mire.


JONARA HOXHA

Recent Posts

See All
Ndjenja ime e ndaluar

Mund të thërras emrin tënd në ngjyra, dhe në piano të pikturoj fytyrën tënde... Nëse do ishe një ngjyrë, për mua do ishe ylber. Ndjenja...

 
 
 
Humbje

Diafragma lëviz më shpejt se lumi në stuhi. Ëndrrave të pafat përpëlitet si krimb në shi. Shpresa tutje mori rrugën, iku u ngjit deri në...

 
 
 
Përtej gjithë gjërave

Përtej gjithë gjërave që ke kaluar, përtej gjithë gjërave që do kaloj, a mund të mbetemi puthja më e gjatë e njëri tjetrit, vetëm sot?...

 
 
 

Comments


+355676208083

©2018 by Gunga. Proudly created with Wix.com

bottom of page