top of page

Mjeku i ri

  • Gunga
  • Dec 28, 2018
  • 1 min read

Me dy duart e bashkuara

tek koke e shtratit te tij,

nje Zot i dyte i lutet Zotit

ti sjelle jete a veç qetesi,

te shtrenjtit pacient te tij.

Ti je mjek ti nuk beson

tek Zoti, por tek shkenca,

por kur Zoti vete te kercenon,

si te gjithe, pa preferenca,

ulesh ne gjunje dhe kerkon

ne nje gjyq ku fiton

padyshim e padrejta,

te fitoje veç kete here

bashke me te tjerat edhe jeta.

Nga çdo zhurme e aparaturave

ti arrin ne nje perfundim:

"Kete here do permiresohet."

"Jo, kete here s'ka shpetim..."

Dhe pas çdo here ti zhgenjehesh,

por ne vete mbart besim,

thua pa ze dy-tri lutje

dhe pret nga qielli mrekulline.

Por kur nje zhurme e shqeteson

qe ndjell kobin edhe zine,

fytyren mes duarve leshon

dhe nis qan si nje femije.

Ndjen qe gati s'rreh me dhe pushon

ne kraharor zemer e tij.

Pastaj dikush tjeter, me i vjeter,

qe s'duket as i lodhur e as i prekur,

merr vdekjen ne duar dhe i mbyll syte,

me pas niset si hije ne nje vdekje te dyte.

Ben shaka me vete per mjekun e ri,

qe i dhimbset jeta si te qe e tij,

ka ideale dhe zemer si femije,

i kujton ashtu veten ne rini.

Pas çdo vdekje ti rritesh,

e humb besimin e s'lutesh me,

si fantazme endesh mes vitesh

dhe pershtypje s'te ben asgje.

Ti je pjese e fillit qe ndan

jeten dhe vdekjen mu ne mes.

Kur dikush vdes ti me nuk qan,

nje pjese e ndjeshmerise tende vdes.

Dhe kur te thone qe je me fat,

se ti ke jeten ne dore...

(dikur qeshje)

Tani buzeqesh thate,

pershperin nen ze:

"Jam thjesht nje doktor..."


-Jonara Hoxha-

Recent Posts

See All
Ndjenja ime e ndaluar

Mund të thërras emrin tënd në ngjyra, dhe në piano të pikturoj fytyrën tënde... Nëse do ishe një ngjyrë, për mua do ishe ylber. Ndjenja...

 
 
 
Humbje

Diafragma lëviz më shpejt se lumi në stuhi. Ëndrrave të pafat përpëlitet si krimb në shi. Shpresa tutje mori rrugën, iku u ngjit deri në...

 
 
 
Përtej gjithë gjërave

Përtej gjithë gjërave që ke kaluar, përtej gjithë gjërave që do kaloj, a mund të mbetemi puthja më e gjatë e njëri tjetrit, vetëm sot?...

 
 
 

Comments


+355676208083

©2018 by Gunga. Proudly created with Wix.com

bottom of page