Mikut
- Gunga
- Feb 16, 2019
- 1 min read
Te pres akoma miku im!
Njejte, ne gjunje, Zotin duke lutur,
per pak frymezim a diçka te bukur,
te shkunde trishtimin prej shpirtit tim.
Te pres te vish qe te flasim,
per dashurine qe s’e ndjeme kurre,
dhe pasi gotat ti trokasim,
te dehemi, ndoshta behesh burre.
Ndoshta miku im gabova,
kur mbremjeve te pikturoja neper poezi,
ne tregime te reja ty te kerkova,
ndaj s’gjeja dot nje mik te ri.
Mik i dashur, dhe nese s’vjen,
nuk do me vrase kete here,
mesova zemra sa te vlen,
per mua s’je me nje mister!!
-Jonara Hoxha- 07/06/2018
Comments