Mallkim
- Gunga
- Feb 8, 2019
- 1 min read
Mallkuar qofshi prostituta!
Nga ç'cep i ferrit erdhet valle?!
E na mesuat artin e shkembimit
(fiks sikur te qene tregtare)
te dashurise me mekate,
e i kthyet gra e burra,
te gjithe...ne prostituta!
Cili shejtan ua mbushi mendjen
ta shnderroni dashurine
ne nje lecke te piste krevati
qe fsheh turpin edhe zine,
e ne jasteke te djersitur,
te lini zemren e rinine?!
Ku e gjetet dhe guximin
qe nga kabarè me te droguar
te pushtoni rruget a shtepite
ku prehen ca te dashuruar,
e tu injektonit dashurive
thelle ne vena dhe mashtrimin?!
Na late te endemi duke kerkuar
ne çdo ndjenje te pafaj,
diçka te piste a te mallkuar.
Mallkuar qofshi prostituta!
Boten e rrotulluat veç rreth dickaje,
qe mba ere femre,
a ere paraje,
e i kthyet te gjithe ç'ka..
Burrat! Burrat, dhe shume gra,
te gjithe...ne prostituta!
-Jonara Hoxha-
25/05/17
Comments