top of page

Jam dashuruar me nje xhelat

  • Gunga
  • Feb 1, 2019
  • 1 min read

Kerkoj nje xhelat.

S'po tallem, eshte e vertete.

Te mos sjelle asgje, te vije veç vete.

Gijotinen e krijojme me pak imagjinate.


Me duhet nje xhelat...

Ne te tjera jete te me dergoje.

Pa iu dridhur zemra te me degjoje tek e mallkoj.

Ne vend te gijotines, nje shtrat.


Dua nje xhelat,

qe te me lejoje te behem xhelate e tij,

dhe ne deshiren e fundit te jem dhe une aty.

Nje zemerbute i pafat.


Kam nevoje per nje xhelat,

te me kujtoje se çdo gje mbaron,

dhe jeta i perket kujt e meriton.

Ne shtratin e vdekjes te me puthe gjate.


Jam dashuruar me nje xhelat.

Nje nga ata te humburit, harruar,

qe kane kohe pa u dashuruar,

e nga kujtimi ne kujtim enden si lugate...


-Jonara Hoxha-

Recent Posts

See All
Ndjenja ime e ndaluar

Mund të thërras emrin tënd në ngjyra, dhe në piano të pikturoj fytyrën tënde... Nëse do ishe një ngjyrë, për mua do ishe ylber. Ndjenja...

 
 
 
Humbje

Diafragma lëviz më shpejt se lumi në stuhi. Ëndrrave të pafat përpëlitet si krimb në shi. Shpresa tutje mori rrugën, iku u ngjit deri në...

 
 
 
Përtej gjithë gjërave

Përtej gjithë gjërave që ke kaluar, përtej gjithë gjërave që do kaloj, a mund të mbetemi puthja më e gjatë e njëri tjetrit, vetëm sot?...

 
 
 

댓글


+355676208083

©2018 by Gunga. Proudly created with Wix.com

bottom of page