top of page

Dilema hamletiane

  • Gunga
  • Jan 26, 2019
  • 1 min read

"Te rrosh a te mos rrosh.." Eureka!

Hamlet, miku im, pergjigjen e gjeta...

Sa shume jemi perpjekur, paskesh qene e lehte.

Lexoje, te premtoj, do me japesh te drejte...


Behu mjek!.....

Here ngrin e here djeg.

Here ke ftohte, here merr flake.

Tek je i ri, ndihesh plak,

e kur je plak ndihesh i ri,

mes plot gjallesave, ndonjehere njeri...

Here i pafat, here Zot,

shpeshhere s'e dallon dot,

dhe pyet veten ne te rralle,

ne je engjell apo djall..

Nje nga te dyja do jesh patjeter,

se "njeri" eshte zgjidhja tjeter,

por ti s'je njeri sepse ke ne gjak,

hyjni pak e vdekje pak.

Pra dhe frymon, edhe s'frymon,

here vdes, here jeton...

Kur dikush lind e dikush vdes,

ti s'leviz, qendron ne mes.....


Ja, u zgjidh dhe kjo dileme,

qe ngriti plot filozofi,

dhe me jete, dhe pa jete,

ne salle nje doktor i ri.


Doemosdo, te kishte qene

Hamleti mjek, e me pak orator,

ne mes te "Te rrosh a te mos rrosh"-it te tij,

do te kishte shtuar "Behu nje doktor."...


-Jonara Hoxha-

Recent Posts

See All
Ndjenja ime e ndaluar

Mund të thërras emrin tënd në ngjyra, dhe në piano të pikturoj fytyrën tënde... Nëse do ishe një ngjyrë, për mua do ishe ylber. Ndjenja...

 
 
 
Humbje

Diafragma lëviz më shpejt se lumi në stuhi. Ëndrrave të pafat përpëlitet si krimb në shi. Shpresa tutje mori rrugën, iku u ngjit deri në...

 
 
 
Përtej gjithë gjërave

Përtej gjithë gjërave që ke kaluar, përtej gjithë gjërave që do kaloj, a mund të mbetemi puthja më e gjatë e njëri tjetrit, vetëm sot?...

 
 
 

Comentários


+355676208083

©2018 by Gunga. Proudly created with Wix.com

bottom of page