top of page

Bel Ami

  • Gunga
  • Feb 14, 2019
  • 1 min read

Unë refuzoj të jem Klotilda jote, Bel Ami!

Sepse dashuria që unë di të pranoj nuk është ajo që lëndon..

Di të pres, oh deri në vdekje,

deri sa kockat të mos njohin rini,

por, ke dëgjuar për dashurinë e vërtetë?

Ajo kërkon dy njerëz, zotëri!

Di të lutem, oh deri në ëndrra,

deri sa botën ta harroj,

dhe në dhé shti veten që ti të marrësh frymë,

por dorën duhet të ma japësh që unë ta shtrëngoj,

dashurinë, s’di ta jetoj si një faj a një krim.

Di të hesht, oh deri në lotë,

deri sa të harroj dhe emrin tim,

dhe të brohoras e duartrokas diçka të kotë,

e të eci në rrugë që nuk kanë kthim.

Di të ndryshoj, oh edhe fatin,

e ëndrrat që në zemër mbaj që në fëmijëri,

por, ti s’ke dëgjuar për dashurinë e vërtetë,

ajo kërkon dy njerëz, zotëri!


-Jonara Hoxha-

Recent Posts

See All
Ndjenja ime e ndaluar

Mund të thërras emrin tënd në ngjyra, dhe në piano të pikturoj fytyrën tënde... Nëse do ishe një ngjyrë, për mua do ishe ylber. Ndjenja...

 
 
 
Humbje

Diafragma lëviz më shpejt se lumi në stuhi. Ëndrrave të pafat përpëlitet si krimb në shi. Shpresa tutje mori rrugën, iku u ngjit deri në...

 
 
 
Përtej gjithë gjërave

Përtej gjithë gjërave që ke kaluar, përtej gjithë gjërave që do kaloj, a mund të mbetemi puthja më e gjatë e njëri tjetrit, vetëm sot?...

 
 
 

Comments


+355676208083

©2018 by Gunga. Proudly created with Wix.com

bottom of page