Te padashuruarve
- Gunga
- Feb 24, 2019
- 1 min read
Puthjet ne buze genjejne, me beso.
Madje dhe ato ne balle,
apo te duarve ne mengjes.
Apo kujtimet e krijuara ngado,
apo fjalet qe ti je kaq gje e rralle,
apo qe pa ty bukuri e dites vdes.
Shkelqimet ne sy jane mashtrime,
dhe duart qe dridhen pas cdo prekjeje,
dhe te perbashketat qe gjenden papritur.
Te voglat premtime
qe te bindin fort.
Pajtimet pas nje hatermbetjeje,
jane ndjenja te shuara pa lindur.
Nje abort!
Vete dashurite jane aleanca,
me veten, me boten, dhe me nje armik,
qe kur prishen interesat e perbashketa,
i pari, me i shkatheti, merr rrugen e ik.
-Jonara Hoxha- 2/12/2017
Comments