top of page

Sot mos hesht! #Përfëmijët

  • Gunga
  • Jun 1, 2020
  • 2 min read

Çdo herë më tronditin lajme të tilla, të abuzimit të fëmijëve. Na godasin aq fort si shoqëri, na vënë në dukje të gjitha të metat tona, qenie të vogla që s’kanë asnjë lloj mënyre si të mbrojnë veten, përveçse me ndihmën tonë. Dhe ne heshtim. Ne i mësojmë të heshtin. U mësojmë se si është faji i tyre që u dhunuan, u kërcënuan, u abuzuan seksualisht...shtttt, të mos e marrë vesh askush se është turp... Sa turp! Sa turp që dështojmë në këtë mënyrë!

Para ca kohesh, po beja kërkime mbi pasojat që lënë abuzimet seksuale tek viktimat e tyre. Një intervistë që më la pa mend ishte dhe një vajzë e cila ishte abuzuar nga njerku i saj që në moshën 2 vjeçare, rregullisht, deri ne moshën 16 vjeçare. Vajza kishte zhvilluar 92 personalitete të tjera, të dokumentuara, si një mekanizem mbrojtes. Ajo tregonte, si ndodhi diçka e tillë në mënyrë që në momentin që përdhunohej, përpiqej të bindte veten që nuk ishte ajo që po abuzohej, por dikush tjetër, një personalitet tjetër. Kur pyetën mjekun psikiatër nëse abuzimi seksual mund të shkaktonte kaq shumë çrregullime, ai u përgjigj që PO, kaq çrregullime dhe shumë më tepër.

Ne me heshtjen tonë po i vrasim këta fëmijë, po u shkatërrojmë botën e tyre, të ardhmen e tyre. Është përgjegjësia e çdokujt, fëmija yt, shoku apo shoqja jote, fqinji apo fqinja, dikush që mbase s’e njeh fare, po abuzohet dhe ne duhet ti mbrojmë.

Ndihem shumë me fat, që prindërit e mi, pavarësisht se si shumica e prindërve shqiptarë mbase nuk kanë qenë miqtë e mi më të mirë, ama më kanë edukuar në mënyrë të tillë që edhe nëse do të isha pre e një sulmi të tillë abuziv do të kisha kurajon të kërkoja ndihmë tek ata. Jini miqtë e fëmijëve tuaj. Këta monstra duhen denoncuar, duhen dënuar. Bëjeni për fëmijën tuaj dhe për fëmijët e tjerë. Sepse këta monstra s’dinë të ndalen nëse ne nuk i ndalojmë.

Nuk është turp të flasesh, turp është të heshtësh, dhe të bëhesh palë me kriminelin/en. Sot nuk duhet të heshtim më!

 
 
 

Recent Posts

See All
S’dua të rritem

Po përpiqem të jem unë, me ëndrra, arrogante, e fjalë shumë, e buzëqeshur dhe në faje pa kthim, por që qan pa fryme për një film. Hesht,...

 
 
 

Comments


+355676208083

©2018 by Gunga. Proudly created with Wix.com

bottom of page