Gazetarë, mos na ktheni në kohën e Magelanit
- Gunga
- May 2, 2020
- 1 min read
Te jesh gazetar, ke nje mision shume te rendesishem, te veçante, ke nje force te jashtezakonshme, ti ke ze dhe mund te degjohesh, dhe nje detyre te shenjte, qe eshte dhenia e informacionit. Informacioni eshte pushtet, nje individ pa informacion eshte pothuajse i paafte per te kryer çfaredolloj aktiviteti, eshte “i mbyllur ne nje kuti” dhe beson çfaredo qe ti thuash.
Magelanit iu desh qe te organizonte nje ekspedite qe zgjati 3 vite, nga 1519 deri ne 1522, te udhetonte per kaq kohe qe te zbulonte qe Tokes mund ti shkosh rreth e rrotull. Keshtu dhe ne, nese sdo kishim burime informacioni, do na duhej qe te vertetonim çdo gje vete per ta besuar. Çfare humbje kohe do te ishte! Nje tmerr i vertete. Ndersa ju (gazetare), ju duhet te jeni Magelani, per ne. Ju duhet te vertetoni çdo gje, te hidhni hipotezat e te mblidhni fakte, dhe kur te jeni plotesisht te sigurt, ti thoni me ze te larte. Ne ju degjojme, ne ju falenderojme!
Prandaj, pse perpiqeni te na ktheni kaq shekuj prapa, pse na lini pa informacion, sepse sigurisht, nje informacion qe vjen nga individe pa besueshmeri nuk ka asnje lloj vlere. Pse e shperdoroni detyren, ne kembim te shperblimeve te formave te ndryshme? E keni idene çfare impakti keni ne popullin qe ju edukoni? Ju mund te ishit heronj, ndersa tani ne syte tane jeni veçse disa te korruptuar, kriminele, qe s’shohin me larg se vetja e tyre.
Comments