top of page

S’dua të rritem

  • Gunga
  • Jun 16, 2020
  • 1 min read

Po përpiqem të jem unë,

me ëndrra, arrogante, e fjalë shumë,

e buzëqeshur dhe në faje pa kthim,

por që qan pa fryme për një film.


Hesht, po të tregoj për veten,

përpara se kujtimet të më treten.

Po shndërrohem në s’di se çfarë,

flokë, gjak, ujë, pa pak fare zjarr.


Po harroj të shkruaj, e kjo dhemb shumë,

pa poezinë time, një hiç jam unë,

pa rimat e mia, ç’më mbetet mua,

le të harroj më dhe si të dua.


Ndaj më shijo, teksa kam dhe pak,

zjarr e ulërimë që më flenë në gjak,

teksa rrotulloj sytë e bëj si e paditur,

po më thërret koha për tu rritur.

 
 
 

Recent Posts

See All
Sot mos hesht! #Përfëmijët

Çdo herë më tronditin lajme të tilla, të abuzimit të fëmijëve. Na godasin aq fort si shoqëri, na vënë në dukje të gjitha të metat tona,...

 
 
 

Comments


+355676208083

©2018 by Gunga. Proudly created with Wix.com

bottom of page