top of page

Shelegu i pronarit

  • Gunga
  • Nov 9, 2018
  • 2 min read

Sot me ndodhi dicka interesante qe me nxorri pak nga vetja. Ne fakt, nuk ishte hera e pare qe mund te gjendesha ne nje situate te tille, por njelloj me bejne pershtypje te tilla gjera.

Pasi u pershendeta me shoqet me te cilat kisha dale per nje kafe meqenese sot nuk kishim per te mesuar, u nisa per ne shtepi. Pa kaluar as 5 minuta me merr mami ne telefon "Alo Gunge, degjo me prit atje ku je se do takohemi bashke. Meqe ra fjala, ku je?" Eshte e qarte qe nuk eshte kjo ajo qe me acaroi, mamate keshtu jane.. Epo mire i thashe dhe u ula ne nje lokal ne te cilin ulesha shpesh, po vdisja per te ngrene dicka. Po prisja te vinte ai dreq sanduici kur vura re nje mashkull qe mi kishte ngulur syte. U bezdisa pak, ama e ula koken te merresha me telefonin dhe su kujtova me per te. Para se te ikja, kisha nevoje te beja nje vizite andej nga drejtoria (tualeti). Sapo dola te laj duart, pashe kte djalin qe me veshtronte ngultazi. Po rrinte aty, njeren dore mbeshtetur ne tavolinen ku ndodheshin 2 lavamanet dhe ngerdheshej ne menyre te shemtuar. "Hajde sheleg, hajde!" U ktheva e pashe e habitur. Mos me quajti gje qingj ky? I hodha nje veshtrim, ishte te pakten 50 vjec, i veshur i gjithi ne firma te shtrenjta, nje zinxhir i trashe ari, dhe nje ore luksoze. Cfare me beri me shume pershtypje ishte unaza qe i ndriste ne gishtin e katert te dores se majte. U ktheva te laja duart shpejt dhe te ikja, ne stomak nisi te me perzihej dhe ushqimi qe hengra. “Laji duart laji, une jam pronari ktu sigurisht qe do ta le rradhen ty.” E ndala ujin, nuk kisha kohe as duart ti thaja, vetem kalova ne krah te tij dhe u drejtova nga dera. Aty u ndala, iu ktheva dhe nje here dhe i thash me ze te larte “ Meqenese je pronari, na e ler dhe gruan ndonje nate!” dhe ika. Ndoshta e teprova, ndoshta nuk me shkonte nje pergjigje e tille, ama e meritoi. U ndjeva e ofenduar, e pashe dhe njehere ate lokal dhe e dija qe kurre sdo ulesha aty madje dhe shoqeve do u thoja te mos ulen me aty se nuk i dihet perfundojne dhe ato si sheleg. Po keta barinjte 50 vjecare te martuar kur do heqin dore se ngacmuari cdo femer e cila mund te duket pak simpatike? Nuk e kuptojne qe po demtojne konceptin e familjes cdo dite e me shume? Nuk e kuptojne qe rinia ne Shqiperi po rritet me idene qe tradhetia e mashkullit eshte gjithmone e me e pranueshme? Edhe ju sheleget e pronareve te restoranteve dhe hoteleve kudo ne Tirane, ndaloni njehere dhe mendoni, sheleget i ushqejne dhe i rrisin ama ne fund i bejne kurban, ua presin duart, kembet, zerin, ndergjegjen dhe nderin. Nuk kane rendesi as kepucet dhe cantat e shtrenjta qe do ua blejne, as fundjavat dhe pushimet ne qytetet me te bukura ne bote, as ushqimet e reja qe do provoni, sepse ne fund do ikin ashtu sic erdhen, sepse shelegut te dashura femra, shelegut nuk i vihet unaze..

 
 
 

Recent Posts

See All
S’dua të rritem

Po përpiqem të jem unë, me ëndrra, arrogante, e fjalë shumë, e buzëqeshur dhe në faje pa kthim, por që qan pa fryme për një film. Hesht,...

 
 
 
Sot mos hesht! #Përfëmijët

Çdo herë më tronditin lajme të tilla, të abuzimit të fëmijëve. Na godasin aq fort si shoqëri, na vënë në dukje të gjitha të metat tona,...

 
 
 

Comments


+355676208083

©2018 by Gunga. Proudly created with Wix.com

bottom of page