Me verën
- Gunga
- Jun 27, 2019
- 1 min read
Ka kohë s'shihemi më,
njëri-tjetrin e lamë prapa.
Kujtimet për ne s'janë një,
ikën sapo mbërriti vapa.
Por thonë që Zoti bën mrekulli,
e mbase, që ti të vish,
në qershor, për ne të dy,
do e sjellë dimrin sërish.
-Jonara Hoxha-
Comments