Botë e zymtë pa të çmendur
- Gunga
- May 29, 2019
- 1 min read
Updated: May 30, 2019
Dua të ndryshoj një shpresë...
Një fat, besim, ç’të jetë!
Kur shpirti në gjunjë klith në dënesë,
e mishi kutërbon i vdekur,
dhe pse do shekuj sa të vdesë.
Ç’do më tepër botë e mbarë?!
Kur shpirtin po ma vjedh nga pak çdo ditë.
Ç’të hyjnë në punë njerëz të vrarë,
na rrëmbeve marrëzinë,
zymtësi kur s’ka të marrë.
Zymtësi kur s’ka të çmendur!
Poetë, dhe të dashuruar...
Ç’të hyjnë në punë njerëz të vdekur,
që kanë vite pa lexuar
e në gënjeshtra ushqehen heshtur.
Mos ço askënd, si s’të kanë thënë,
në pikën ku s’ka më çfarë humbet..!
Se kush për diell të vet s’gjen dot as hënë,
(botë më mirë lëre të qetë,
ndryshe,) të merr çfarë të ka dhënë.
-Jonara Hoxha-
Comentarios